Sigbin, krijesa mitologjike

Filipinet jane shtepia e nje numri te madh krijesash mitologjike si per shembull Aswangm nje krijese e ngjashme me nje vampir, zakonisht pershkruhen qe jane femra, dhe me krahe per te fluturuar, te cilet mund te degjohen ne largesi, por sa me shume qe te afrohet aq me te heshtura behen.
Nje krijese tjeter shume e frikshme qe vjen nga mitologjia filipinase eshte edhe Sigbin. Zakonisht ai eshte quajtur Chupacabra e Filipineve.
Sigbin (ose Sigben), apo Amamayong (ne Visayas Lindore) eshte nje krijese e frikshme qe me shume i tremb femijet. Ky moster thuhet se ecen mbrapsh me koken e ulur ne mes te kembeve te tij te mbrapme. Fytyra e tij i ngjan nje dashi pa brire por me veshe te medhenj. Keto veshe mund te trokiten me njeri tjetrin, ashtu si duart njerezore duartrokasin.
Krijesa misterioze ka gjithashtu nje bisht te gjate qe ndonjehere e perdor per te fshikulluar.
Sipas te thenave, Sigbin ka nje ere te dallueshme qe te shkakton perzierje stomaku dhe mund te njihet menjehere. Megjithese mund te behet edhe i padukshem.
Kjo krijese eshte aktive vetem gjate Javes se Shenjte kur del nga strofka e tij ne kerkim te zemrave te femijeve. Ai i mbledh zemrat dhe i kthen ato ne amulete.
Sigbin-et jane te njohur gjithashtu sepse i vrasin njerezit apo i thithin gjakun, ne menyre te ngjashme ashtu si Chupacabra legjendar.
Megjithate, ndryshe nga Chupacabra, per Sigbin thuhet qe jane te afte qe t’ua thithin gjakun edhe pa u prekur, por duke e thithur ate nepermjet hijes tuaj.
Sipas mitit ka disa familje te cilat kane nje Sigbin. Keto jane quatur Sigbinan. Ata i mbajne Sigbin-et te mbyllur ne nje kavanoz balte dhe kane nen kontroll fuqite e tyre.
Thuhet se edhe Aswang-et i mbajne Sigbin-et si kafshe te tyre.
Sipas legjendave Sigbin-et thuhet se sjellin fat, pasuri, dhe gjithcka tjeter te mire per ata qe i kane. Kjo eshte ajo qe i ka shtyre njerezit e zakonshem qe te mendojne qe biznesmenet e suksesshem vijne nga nje familje qe ka nje Sigbin dhe prandaj kane pasuri dhe sukses.
Sigbin nuk eshte vetem nje krijese mizore qe vret njerezit duke i kafshuar apo duke thithur gjakun e tyre, por ata kalojne kohen edhe duke ngrene qymyr druri apo letra.
Ne disa raste ata hane edhe kunguj dhe jane raportuar shpesh qe jane pare neper fushat me kunguj.
Legjendat gjithashtu thone se nese ecni perpara nje Sigbin, ju do te jeni ne rregull. Eshte vetem ne rastin qe jeni duke ecur mbrapa nje Sigbin qe jeni ne rrezik vdekjeje.
Mendohet se legjenda e Sigbin mund te bazohet ne shikime te koheve te fundit te nje krijese kriptide te lidhur me kangurin.
Ne kohet e fundit ka patur raportime te shikimeve te nje krijese te rralle mace-dhelper ne ishullin Borneo. Kjo krijese ka kembet e mbrapme qe jane shume me te gjata se kembet e perparme. Kjo gje mund te jape pershtypjen ne pamjen e pare se eshte “duke pare ndermjet dy kembeve te mbrapme”.
Disa spekulimete tjera tone qe ne fakt Sigbin eshte nje kafshe spirituale pa nje forme fizike, dhe kjo mund te jete edhe arsyeja e pershkrimeve te variueshme dhe konfliktuale.
Megjithate, se cfare eshte ne te vertete, mbetet ende nje mister
Ura Overtoun, ura e vetevrasjeve se qenve

Overtoun Bridge eshte nje ure shume e bukur e vendosur prane fshatit Milton, ne West Dunbartonshire. Skoci Eshte nje ure shume e bukur dhe e qete, e cila duket si nje ure per kartoline per turistet.
Megjithate kjo ure eshte e mbuluar nga misteri. Ne vitin 1994 nje burre 32 vjecar i quajtur Kevin Moy papritur hodhi femijen e tij nga ura perpara se te tentonte te vriste edhe veten po ne te njejten menyre. Kur autoritetet e pyeten, ai u pergjigj qe ishte i sigurt qe ai ishte Antikrishti, ndersa femija i tij ishte Djalli.
Ka edhe nje mister tjeter edhe me te cuditshem qe lidhet me uren Overtoun; qe ne vitet 1950, te pakten 600 qen jane hedhur dhe kane ngordhur prej asaj ure. Pronaret e tmerruar te qenve kane raportuar qe ishin duke shetitur me qente e tyre mbi ure, kur papritur, qeni i tyre do te kercente mbi parvazin e ures dhe do te hidhej nga lartesia prej 50 feet.
Dhe akoma me e cuditshme se kjo eshte se te gjitha vdekjet, te gjitha hedhjet kane ndodhur ne te njejtin vend. Dhe disa qen qe kane mbijetuar nga hedhja, jane hedhur serish. Pra, megjithese me te shumtit ngordhin nga renia, shume prej atyre qe mbijetojne ngjiten serish ne ure dhe hidhen serish, ndonjehere menjehere, here te tjera mbas disa ditesh. Per me teper, duket se shumica e qenve qe jane hedhur kane qene te rracave me hunde te gjate.
Nje numer i madh shpjegimesh mbi misterin e ures Overtoun jane dhene. Disa kane sugjeruar qe qente jane duke u vetevrare, ndoshta per shkak se kane mbledhur shume ndienja depresioni nga pronaret e tyre apo nga vete ura. Disa te tjere ende qe ka dicka qe vetem qente e ndjejne qe eshte duke i tmerruar ata deri ne ate pike.
Nje hipoteze tjeter e hedhur poshte eshte se ndoshta ndonje baze militare apo shkencore ishte duke testuar ndonje tingull aty prane qe vetem qente mund ta degjonin dhe kishte keto pasoja, por mbas kerkimeve as kjo nuk ishte.
Ne nje tentative per te arritur te zgjidhte misterin, kerkuesi RSPB David Sexton, cilesoi qe ne kete siperfaqe ndodhen 3 specie kryesore: minjte, ketrat, dhe vizonet. Psikologu i qenve David Sands me pas drejtoi nje eksperiment per te pare se cila prej ketyre aromave i terhiqte me shume qente. Ne shtate nga dhjete qen, u dallua terheqja per aromen e vizonit.
Vizonet jane shtuar shume ne Britani qe nga vitet 1950, qe lidhet pikerisht me vdekjen e pare te nje qeni te raportuar aty. Mund te jete qe qente terhiqen shume nga era e vizoneve, dhe duke mos ditur per renien qe i pret, te hidhen nga ura. Kjo do te shpjegonte edhe pse incidentet me se shumti perfshijne qen me hunde te gjate dhe ne dite te bukura me diell.
Por ka akoma dicka qe nuk arrin ta hpjegoje teoria e vizoneve. Perse qente hidhen nga nje pike specifike e ures? A nuk do te mundeshin ata qe te nuhasnin vizonet ne cdo pike te ures? Derisa te gjendet nje pergjigje per keto pyetje shpjegimi nuk eshte i kenaqshem.
Eshte edhe nje pyetje tjeter qe kerkon pergjigje. Pse disa qen pasi jane ne toke mbas renies, shpesh kthehen serish mbi ure dhe hidhen serish ne vend qe te ndjekin vizonet? Apo edhe pse ka nje numer shume te madh vizonesh neper Skoci, ato kane keto efekte mbi qente vetem ne kete ure?
Ne nuk e dime, dhe asnje pergjigje e kenaqshme nuk eshte dhene deri tani. Prandaj ura Overtoun eshte ende nje mister.
Athens, Ohio – i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma

Nese po merrni ne konsiderate te beni nje vizite ne Athens, Ohio, gjeja e pare qe duhet te dini eshte qe sipas shume vizitoreve, ky vend eshte i mbushur me fantazma.
Pervec godines qe ka qene Qendra Mjekesore per te semuret mendore, qe ka histori shume te frikshme qe rrotullohen rreth saj, dhe qe ka nje reputacion shume te keq per keqtrajtimin e pacienteve qe gjendeshin aty, dhe madje thuhet qe disa prej pacienteve qe ndodheshin ne spital nuk ishin te semure, edhe vete Universiteti i Athens qe ndodhet jo shume larg kesaj Qendre Mjekesore thuhet se eshte i mbushur me fantazma.
Ne Athens, Ohio gjenden 5 varreza qe thuhet se jane nje pentagrame i kompletuar. Anje nuk e di se pse ato jane vendosur ne ate menyre.
Emrat e varrezave jane Simms, Zion, Hanning, Higgins, dhe Cuckler.
Disa gjera shume te frikshme thuhat se kane ndodhur neper keto varreza, dhe me te shumtat kane ndodhur ne Varrezen Simms. Shume njerez thone qe ne varrezat Simms, mund te shihet akoma te vije verdalle edhe vete pronari si nje fantazem. Zakonisht ai shfaqet i veshur me nje si tip robdishani.
Shume njerez kane deklaruar qe kane pare drita, hije dhe kane degjuar zera naten vone, duke mos pare asnjeri aty. Ka edhe nga ata madje qe pretendojne qe varrezat e nderrojne vete vendndodhjen e tyre ne menyre qe te mbajne larg vizitoret.
Ashtu si u permend me pare, nje vend shume i frikshem ne Ohio eshte edhe Ridges (Spitali mendor) i cili eshte mbyllur ne vitet 1980, per te cilin do te flitet njehere tjeter, dhe Varreza Ridges.
Tani vendi me i braktizur ne Universitetin e Athens, Ohio eshte edhe vendi me i mbushur me fantazma.
Kampusi i universitetit duket si te gjithe kampuset e tjera. Megjithate ka raportime vazhdimisht per fantazma, si nga studentet, ashtu edhe nga vizitoret. Shumica e manifestimeve te fantazmave ndodhin ne Wilson Hall. Dhe cuditerisht Wilson Hall i bie pikerisht te jete ne qender te pentagramit qe u pershkrua pak me siper; i pentagramit qe formonin pese varrezat qe gjendeshin ne qytet.
Dhoma 428 ne Wilson Hall ishte vendi i vdekjes se nje studenti ne vtet 1970. Me vone gjate viteve shume njerez qe u vendosen ne ate dhome kane pershkruar zhurma te cuditshme, hapa neper dhome dhe jashte saj kur nuk kishte njeri, dhe objekte qe leviznin ne menyre te pashpjegueshme neper dhome.
Pasi vdiq edhe nje student tjeter per shkak se mesa duket praktikonte okultizmin, Universiteti shpjegoi qe ajo dhome ishte e pabanueshme dhe e mbylli ate dhome per te mos e hapur me. Dy vdekje ne te njejten dhome eshte dicka pak e cuditshme.
Mbas shume kerkimeve te profesionisteve, u zbulua se Wilson Hall ishte nje vend shume konduktiv per aktivitete psikike, dhe gjithashtu nga kerkimet historike u mesua se ishte me pare toka e varrimeve te Intitutit Mendor Athens ne kohe me te hershme.
Nderkohe qe ka edhe nga ato banore ne Athens, Ohio qe nuk e kuptojne se pse behet gjithe kjo rremuje, shumica e banoreve dhe e vizitoreve e ndjejne qe ky vend nuk eshte nje vend si gjithe te tjeret. Shume studente kane thene qe kane patur eksperiencat e veta te frikshme neper koridoret e konviktit apo kur kane dale per te eksploruar.
Eshte shume vedn interesant dhe dashamiresit e historive me fantazma do te kishin me cfare te merreshin ne kete vend
Legjenda e Djallit te Jersey

Nga te gjitha legjendat qe vijne nga shtetet bregdetare te Atlantikut kolonial, ato qe kane te bejne me Djallin e Jersey jane nder me te frikshmet dhe me intrigueset.
Jersey Pine Barrens jane nje rrip djerrinash mocalore dhe pyjore ku mbijetesa eshte ende nje lufte. Sipas nje legjende, ne vitin 1735 nje grua e quajtur Jane Leeds u deshperua shume kur mesoi qe do te lindte femijen e saj te trembedhjete. Ajo deklaroi qe nese femija do te lindte do te ishte nje “Djall”.
Sipas legjendes kur femija lindi, u transformua ne nje bishe groteske me nje trup prej zvarraniku, krahe lekure dhe nje bisht te gjate e me nje koke qe dukej si koke kali. Krijesa fluturoi menjehere jashte shtepise dhe u zhduk ne mocalet qe ndodheshin aty prane.
Per vitet ne vazhdim Djallit iu vu faji per cdo fatkeqesi qe ndodhte. Pretendohej se qente, macet dhe kafshe te tjera me te vogla te fermes merreshin dhe konsumoheshin nga bisha. Djalli fajesohej per zhdukjet e femijeve dhe pretendohej qe krijesa mund te thante qumeshtin e lopeve dhe mund te vriste peshqit ne lumenj.
Edhe burrat e kishin frike bishen dhe askush nuk pranonte qe te dilte ne erresire.
Ne vitin 1740 rezidentet e Jersey Pine Barrens ishin te deshperuar per pak lehtesim nga gjithe kjo histori. Nje pastori lokal iu kerkua nga njerezit e vendit qe te bente nje ekzorcizem te krijeses. Shpresohej qe bekimi do te mbante ate zone te qete nga gjuajtjet e Djallit te Jersey per 100 vjet. Fatkeqesisht mbas gjashtedhjete vjetesh Djalli i Jersey filloi te godiste serish.
Nder deshmitaret me te njohur dhe me te besueshem qe e kane pare bishen eshte edhe heroi i U.S. Navy, Commodore Stephen Decatur. Ne vitin 1800 ai ishte per vizite ne Hanover Iron Works duke inspektuar gjuajtjet me kanon qe ato po prodhonin. Gjate nje manovre gjuajtje prove ai dalloi nje bishe te cuditshme qe ishte duke fluturuar. U bene disa gjuajtje dhe nje pjese e tyre u raportuan qe e goditen bishen por krijesa vazhdoi serish ne rrugen e saj sikur te mos ishte goditur fare.
Disa vjet me vone ish mbreti i Spanjes, Joseph Bonaparte, vellai i Perandorit Francez Napoleon Bonaparte, ndodhej ne nje shtepi prane Bordertown. Ai ka raportuar se e ka pare bishen gjate nje udhetimi gjuetie ne Pine Barrens.
Ne vitin 1840 Djalli ishte rikthyer me i forte se kurre dhe edhe njehere ai u rikthye te gjuante. Nderkohe qe raportimet mbi Djallin ishin te pakta gjate fundit te shekullit te nentembedhjete, ne vitin 1909 raportimet mbi Djallin arriten disa porporcione epidemike.
Polica, njerez te njohur dhe njerez te thjeshte jane takuar me bishen ne menyre te drejtperdrejte. Zakonisht bisha largohej edhe pse nuk dukej se kishte frike nga asnje dhe dukej se nuk pesonte asnje demtim nga te shtenat ne drejtim te saj.
Raportime te tjera vazhduan edhe gjate shekullit te njezete dhe arriten nje kulm te aktivitetit ne vitin 1960 me akoma me shume kafshe te vogla qe merreshin nga bisha.
Raportimi zyrtar me i fundit ka shume mundesi qe te jete takimi i vitit 1993 i nga rojtari i pyllit John Irwin i cili e hasi bishen ne nje rruge. Ata u pane ne sy per disa sekonda perpara se Djalli te fluturonte dhe te zhdukej.
Megjithese shume shperblime u ofruan per personin qe do te arrinte te kapte Djallin e Jersey, asnje nuk arriti ta kapte krijesen.
Ne zonen e Jersey Pine Barrens mund te gjenden gjithashtu edhe shume zogj grabitqare dhe skeptiket pretendojne qe jane pikerisht keto zogj ato cfare kane pare njerezit ne vite dhe i kane identifikuar gabim.
Megjithese kohet e fundit jane ulur raportimet mbi Djallin e Jersey, kjo nuk do te thote qe ai nuk ekziston. Ka ende shume njerez qe besojne qe Djalli gjendet akoma i fshehur diku aty prane dhe duhet bere kujdes kur dilni naten vetem ne erresire.
Gjurme te gjigandeve dhe fakte interesante nga vende te ndryshme te botes

Ne vitin 1577 ne Willisau, Lucerna te Zvicres u zbulua nje skelet i permasave shume te medha. Komisioni i eksperteve i kryesuar nga anatomisti i famshem zvicerian Felix Plater ne Basilea, mori ne studim rastin pavaresisht permasave gjigande. Keshtu u rindertua ne argjile “gjigandi i Lucerna-s” dhe eshtrat e tij u ekspozuan ne bashkine e qytetit.
Ne vitin 1810 ne Kaliforni u gjet nje skelet gjigand me 6 gishta dhe nje kafke shume te madhe. Ne legjendat e fiseve lekure-kuq te Omahas trashegohet legjenda e Mu-a-lusha, qenie gjigande qe kishin mberritur aty mijera vjet me pare nga Oqeani Paqesor dhe ne vitin 1870 ne ate zone u gjeten disa kafka me diameter rreth 60 cm. Edhe ne ishujt Aleutine jane gjetur skelete me permasa gjigande.
Per gjigandet flasin edhe disa legjenda te popujve qe jetojne perreth liqenit Titicaca qe ndodhet ne mallet e Andeve ne kufirin midis Peru-se dhe Bolivi-se. Ne kete legjende thuhet se fiset e gjigandeve migruan ne jug e paraardhesit e tyre kishin populluar Patagonine, aty ku i takoi dhe pershkroi Magelani: “Ishin njerez kaq te gjate saqe kokat e anetareve te ekuipazhit mezi arrinin deri te beli i tyre dhe zeri i tyre ishte si ai i demit.”
Ne cdo vend te botes jane zbuluar keto skelete te pabesueshme: ne Gargayan te ishujve Filipine eshte zbuluar nje skelet 5.18 m i gjate; ne ishullin Ceylon/ Java jane zbuluar disa skelete 4 m te gjate; ne Pakistan skeletet ishin 3.5 m te gjate.
Dhembe njerezish gjigande jane gjetur ne Peru, Kine (ku jane quajtur ‘dhembe dragoi’) dhe ne Itali. Ne vitin 1925 ne Glozel te Frances eshte gjetur “Kampi i te vdekurve”, rreth 3000 objekte te ndryshme: bizhuteri, qeramike dhe objekte te tjera prej kocke dhe druri qe datojne ne vitet 15 – 17 000 para eres sone.
Le te sjellim nder mend se sipas historise zyrtare, sistemi i pare i shkrimit te dokumentuar eshte ai sumero- akadiane qe daton rreth mijevjecarit te IV para eres sone. Objektet prej qeramike paraqesin nje sens artistike shume te rafinuar dhe shume shprehese aq sa ajo kulture eshte quajtur “qyteterimi i heshtur”. Pervec gjithe ketyre ornamenteve jane gjetur edhe eshtra njerezish rreth 5 m te gjate.
E mbylim kete pasqyrim me gjetjen e vitit 1663 ne qytezen Tiriolo, Catanzaro te Italise, ku ne disa germime ka dale ne drite nje varr me dimensione gjigande dhe brenda tij nje skelet tejet i madh.
Duke gjykuar nga gjetjet, vihet re nje vazhdimesi midis races antike dhe races sone. Ndoshta u detyrohemi atyre per te gjitha njohurite antike qe kemi si dhe per monumentet antike ciklope qe ekzistojne edhe sot neper te gjithe boten dhe na mrekullojne me mjeshterine me te cilen jane ndertuar.
Pse zebrat jane me vija?
Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni.
Në revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat.
Grupi i shkencëtarëve ka kryer eksperimentin mbi kuaj, e përmes vëzhgimit kanë arritur deri te përfundimi se mënyra në të cilën e reflektojnë dritën qimet e errëta në mënyrë jashtëzakonshme tërheq mizat. Për shkak të kësaj kanë vendosur ta bëjnë një eksperiment në të cilin kanë mbaruar modele të kuajve me ngjyra të ndryshme, duke i lyer ata me ngjitës ashtu që më pastaj të mund të numërojnë mizat e tërhequra nga ekzemplari i caktuar. Modelet e kuajve ishin me ngjyrë tërësisht të zezë, tërësisht të bardhë, dhe me disa kombinime të këtyre dy ngjyrave.
Përmes vrojtimit është arritur në përfundim se më së paku miza kishte tërhequr modeli i cili ishte më i ngjashëm me vijat e zebrave, madje më pak edhe se modeli që ishte krejtësisht i bardhë. “Ishim të befasuar nga ky rezultat për shkak se në këtë model kishe vija të zeza të cilat reflektojnë dritën në mënyrën që tërheq mizat”, tha profesori Matthew Cobb, por edhe theksoi se kjo teori nuk përjashton të gjitha teoritë tjera.
Japonia sjell në tokë pluhurin e parë nga asteroidi
Sonda kozmike japoneze, e cila këtë vit e përfundoi udhëtimin shtatë vjeçar në gjithësi, për të parën herë solli në Tokë pluhur nga sipërfaqja e një asteroidi.
Njoftimin e bëri agjencia japoneze e gjithësisë. Shkencëtarët shpresojnë se grimcat do të ndihmojnë të zbulohen sekretet e formimit të sistemit diellor. Evropa e Lire
Njoftimin e bëri agjencia japoneze e gjithësisë. Shkencëtarët shpresojnë se grimcat do të ndihmojnë të zbulohen sekretet e formimit të sistemit diellor. Evropa e Lire
Aforizma

THËNIE TË ZGJEDHURA
- Ai njeri që gjërat e vështira i bën të lehta është mësuesi.
- Ai që nuk të vlerëson nuk të meriton aspak.
- Arsyeja është një armë më e fortë se shpata
- Aty ku ka humbur shpresa, ka mbetur vetëm durimi
- Bota është teatër, njerëzit janë aktorë, Zoti vendos rolet, djalli regjisor
- Duhet të krenohemi jo me emrin që na kanë vënë, por me emrin që në jetë do lëmë.
- Fitimi i të keqit peshon mbi të ndershmin.
- Jetoje jetën ashtu si të vjen dhe jo me plane se të gënjen.
- Ki besim në vetvete që të kenë të tjerët tek ti.
- Kur të vdesim do të shkojmë në parajsë sepse ferrin po e përjetojmë tani.
- Kush di të kufizojë deshirat është gjithmonë i lumtur.
- Kush është shok i papagallit mos prit prej tij punë të hajrit.
- Kush kërkon një “mik” pa defekte mbetet pa miq fare.
- Kush nuk e çmon jetën nuk e meriton atë.
- Kush përqesh të tjerët ka harruar të shikojë veten në pasqyrë.
- Liri – do të thotë të mos kërkosh kurrë falje.
- Lufta provon trimin, zemërimi të diturin, fatkeqësia shokun.
- Mbeturinat flasin keq për mua, plehrat i besojnë.
- Më i lumturi nga të gjithë të lumturit është ai që bën të tjerët të lumtur.
- Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund.
- Mendjemadhësia dhe budallallëku janë shokë të pandarë.
- Mendo si filozof, vepro si shkencëtar,jeto si artist.
- Mik i mirë nuk është ai që të fshin lotët, por ai që nuk të le të qash.
- Mirësjellja nuk kushton asgjë dhe bën për vete gjithkënd.
- Mohimi i gabimit është gabim i dyfishtë.
- Mos i besoni atij që nuk i beson askujt.
- Natyra krijoi vdekjen që ta duam jetën.
- Nëse do që të jesh i këndshëm në sy të të tjerëve, largo nga vetja ato gjëra që e bëjnë njeriun e shëmtuar.
- Nuk ka errësirë më të madhe sesa padituria.
- O Zot më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë.
- Pija të merr dijen dhe kujtesën dhe të jep dhuratë varfërinë dhe harresën.
- Shenja më e madhe e inteligjencës është dyshimi, ajo e naivitetit është besimi.
- Sjellja e mirë është shok, e keqja të le përtokë.
- Të mësosh është hapi i parë, të jetosh i dyti.
- Urrejtja e fshehtë është më e keqe se ajo që duket.
Magic room

Shikojeni këte figure per 30 sekonda vetem ne 4 pikat e saj dhe me pas shikoni ne murin e dhomes suaj

Shikoni ne mes te kesaj llampe per 30 sekonda dhe me pas shikoni ne mur se cfare do te dale


Shikoni per 30 sekonda ne 3 pikat e kesaj figure
Fjalë të urta humoristike
Mos i shiko gunën, shikoji kuletën!
Fshati që duket, ka drita!
Guri i rëndë është për themele!
Qentë le të lehin, ti futja vrapit!
Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!
Njeriu që vetëm për vete punon, punon një muaj dhe bën 1 milion!
Ku të duket balta më e ëmbël se mjalta! Në çmendinë!
Në rrezik e në nevojë, seicili për hesap të vetë!
Shoku i mirë njihet nga paret!
Burri qe eshte burre e qon taven ne furre e se le te digjet kurre.
Punen e sotme mos e ler per neser,por shtyje sa te mundesh!!
Grate jane engjej ne kishe,ne shtepi nje djall e bishe!!
Kush i ban gropen tjetrit…punon ne varreza!!
Kur nxehet i buti bindet i marri ,por kur nxehet i marri bindet edhe gomari.
Pune-pune dite e nate per me ble nje agregat.
Delja qe ndahet nga kopeja i bohet tullusum edhe ujkut.
Mos harro,puna eshte shendet.Keshtuqe le t’ia leme te semureve te punojne!
Hajdutet te kerkojne o jeten, o kuleten : Grate i duan te dyja!