50 rekordet-kuriozitete me te rralla me bote
1. Femra që ka lindur me shume fëmijë është një ukrainase! Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes!
2. Fëmija më i rëndë në botë,është lindur në vitin 1954, nga Italiania, Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.
3. Bethoveni para se te kompozonte, fuste kokën në ujë. Kurse Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç, nuk fliste normalisht.
4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë, është Shimpanzeja Coco, në Florida në vitin 1984. Ky majmun, jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla ku vidhte, shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
5. Libri që mban rekordin më të madh, për shitje është ai i Hillary Klintonit, me Librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri,në qershor të vitit 2003,u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.
6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë, kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë, e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.
7. Kasinoja më e madhe e botës, gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit: Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojrave të ndryshme dhe 165 tavolinë loje.
8. Biblioteka më e madhe në botë, gjendet në kryeqytetin amerikan, Washington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.
9. I vetmi elefant në botë, që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant, mundet të thotë, deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar, që në vogëli, mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë, tinguj njerëzish.
10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed, nga India. Pas matjeve të bëra me 19 qershor 1990 në Spitalin Rahm Manohar të New Delphit (Indi), u arrit, se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.
11. Si gruaja më e vogël në botë, deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Hollandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9 vjeçare, ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg dhe në moshën 19 vjeçare, ajo arriti vetëm në 61 cm e gjate.
12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë, është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg
13. Pijanecët më të shumtë në botë, janë në Irlandë. Çdo personi, i takon të pije mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë, etj.
14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën, janë shitur 5,5 bilionë cigare.
15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Chikagos. Pacientja Getrude Lewandowski, mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.
16. Rekordin për gjatësi për gratë,e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).
17. Rekordin, për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania, Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987, ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj me 544 kg..
18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerike më 29 korrik 1977. Ai u diplomua, ne Maunt Sinai SChool of Medicine in New York City më 19 Mai 1995 në moshën 17 vjeçare.
19. Binjakët më të rënde në botë, janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979,) me të vëllanë Benny LLoyd,po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq ne vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.
20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cili lindi më 18 korrik 1994, në moshën 63 vjeçare një djalë.
21. Sipas studimeve më të fundit një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u rruajtur e qethur.
22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.
23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.
24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.
25. Në një natë të kthjellët sipas astrologëve amerikanë çdo njeri mund të shoh jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.
26. Vetëm mushkonjat femra piskojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.
27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.
28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekorder Gines.
29. Një shqiponjë mund ta shohë prejën e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë
30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.
31 . Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.
32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.
34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.
35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit
36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.
37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.
38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85 vjeçar i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur në Kenia ku Ancentus Akuku ka deklaruar, se i është dashur shumë mund, dhe diktature për të patur familje të lumtur.
39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.
40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë “që jetuan aty”.
41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteret dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.
42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.
43. Krokodili, është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.
44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.
45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet Hymni Sovjetik,i përbërë nga 65 Strofa. Në maj të vitit 1987,një moderator Kanadez mendoi ta shtonte himnin i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.
46. Nga një operacion në Tëmth që ju bë një pacienti në Londër kirurgët hoqën afro 230530 gurë të veckël, nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.
47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Truri i përkiste një femre e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.
48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia”, përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej, dhe nga 230 000 rreshta.
49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.
50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë.
A e keni pare ndonje here google keshtu
Shikoni sa interesante kjo qe gjeta per googleKodi:http://mrdoob.com/projects/chromeexperiments/google_gravity/
Maya-Shtyhet për në 2116-ën, fundi i Botës
Viti 2012 po afrohet dhe po zvogëlohen gjithmonë e më shumë mundësitë se fundi i njerëzimit do të jetë në vitin që ka parashikuar fisi Maya. Sipas vëllezërve Bohumil dhe Vladimir Bohm, njëri matematicien dhe tjetri profesor i historisë dhe kulturës Maya, planetit tonë do t’i vijë fundi në vitin 2116. Problemi me parashikimin është se fisi Maya ishte i fiksuar pas numrave dhe përdornin disa kalendarë.
Kalendari fetar kishte 260 ditë ndërsa ai bujqësor kishte 365 ditë. Gjithashtu, javët e tyre zgjasnin 9 ditë. Lidhja mes kalendarëve të tyre dhe kalendarit që përdorim ne është komplekse dhe pas shumë llogaritjesh dhe kërkimesh, vëllezërit Bohm kanë gjetur gabimin e Eric Sidney Thompson (arkeologu që bëri paralelizmin e parë mes dy kalendarëve).Thompson nuk kishte llogaritur një ndërprerje të gjatë në kalendarin Maya që ndodhi për shkak të një lufte. Pasi kanë bërë llogaritjet e tyre, Bohm kanë dalë në përfundim se Apokalipsi do të ndodhë më 2116.Por, shkencëtarë të tjerë mendojnë se jeta në Tokë është e pamundur të shuhet, vetëm një luftë bërthamore mund të shuajë njerëzimin, por jo çdo formë jete
Neser ne mengjes Dielli do te duket ndryshe, ja arsyeja:
Vetem ndonje fatlum mund te shohe heren e ardhshme kur ky fenomen do te ndodhe, ne vitin 2117 ose 105 vjet me vone.Behet fjale per nje ngjarje te rralle astronomike, qe lidhet me parakalimin e Aferdites midis Diellit dhe Tokes.Midis shtate miliarde personave qe jetojne ne planet, eshte e parashikueshme qe vetem ndonje fatlum mund te shohe heren e ardhshme kur ky fenomen do te ndodhe, ne vitin 2117 ose 105 vjet me vone.Parakalimi i Aferdites do te zgjase gjashte ore e 40 minuta dhe do te jete i shikueshem ne te gjithe boten, perfshi edhe ne Shqiperi.Sipas parashikimeve te astronomeve, momenti me i mire per te pare kete fenomen ne vendin tone do te jete ora 6.55 e mengjesit.Per here te pare, nje parakalim i Aferdites eshte dokumentuar ne vitin 1761 dhe qe prej atehere, diçka e tille perseritet mesatarisht nje here ne çdo shekull.Aferdita eshte planeti i dyte ne radhe nga Dielli, ne sistemin tone diellor dhe ai pasohet nga Toka.
Kuriozitete dhe zbulime të ndryshme
Zbulohet nje varr i 4000 vjeteve me pare
Nje varr prej tullash dhe balte, i perket 4000 vjeteve me pare dhe eshte zbuluar ne Egjipt, afer piramides Saqqara ne jug te Kairos. Sipas arkeologeve, ky varr i perket sakredotir Ka-Hay.
Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Re: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Gropa e hapur ne Guatemala City prapritur, evakuar qindra persona…
: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
shoqeria midis vogelushit orango dhe tigrit
: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Motrri me Hidrogjen DIKUR nje ENDER tani realitet
: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Zbulohet nje lloj rrace e trigrit ne Borneo
: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Njeriu me i gjate ne bote … Martohet me gjysmen e tij: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Nje skelet gjigand ne nje Piazze te Milanoseshte 24 metra i perbere prej dheu. Skulptura eshte e Gino de Dominicis,artist i zhdukur me 1998 ne moshe 51 vjeçare.
: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Veza me e shtrenjte e pashkeve
: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Ne Kine eshte gjetur fosili dinosaurit me te vogel te botes deri me sot.: Kuriozitete & Zbulimet e fundit në botë (foto)
Resoranti nen ujor ne Maldive
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori
Njerëzimi që në momentin evoluimit të tij, është përfshirë nga fenomene të mistershme e të pashpjegueshme, për të cilat akoma dhe sot mundohet t’u japë një shpjegim sado formal. Por, edhe pse teknologjia dhe inteligjenca e njeriut modern ka arritur në një nivel të kënaqshëm, kjo nuk është e mjaftueshme për të që të mund t’u japë zgjidhje shumë mistereve dhe dukurive natyrore dhe jo. Dukuri të cilat nga dita në ditë po shtohen dhe po kthehen në epiqendër të studimeve të shkencëtarëve, pasi siç edhe thonë ata: “Nëse ne nuk jemi në gjendje të shpjegojmë këto fenomene apo dukuri kaq të thjeshta, edhe pse mbulohen nga petku i misterit, atëherë si mund të hedhim shikim përtej planetit tonë për të eksploruar Universin?”.
1. Frekuenca e Taos
Disa prej banorëve, si dhe shumë vizitorë të qytetit të vogël Tao në Meksikë, deklarojnë se për shumë vjet rresht, ndjejnë një frekuencë të ulët nga ajri tepër shqetësuese, duke e ndierë atë në formë impulsesh. Por, për një arsye të çuditshme, vetëm 2% e popullatës së këtij qyteti e ka deklaruar se dëgjon këtë zë.
Disa prej tyre besojnë se thjesht kemi të bëjmë me një fenomen të çuditshëm të akustikës së natyrës, të tjerë dyshojnë në histeri të përgjithshme, ose përfshijnë në të shumë histori të rrezikshme konspirative. Sidoqoftë, edhe nëse kemi të bëjmë me një frekuencë të ulët të erës, apo nëse përbën një shqetësim psikologjikë, natyral apo jo natyral, askush deri më sot, nuk ka arritur të diktoj prejardhjen e saj.
2. Këmbëmadhi
Këtu e disa dekada rresht, ekzistojnë raporte që pohojnë se shumë njerëz në Amerikë kanë parë Përbindësha të Mëdhenj me qime të gjata. Raportet përfshijnë të gjithë territorin Amerikanë. Këta Përbindësha ngjajnë shumë me njeriun. Për shakë të ngjashmërisë së tyre me njeriun ata janë quajtur Këmbëmëdhenj. Në bazë të raporteve të shumta të cilat i referohen Këmbëmëdhenjve, normalisht, duhej të ekzistoni dhe shumë të tillë, pasi ata duhet të riprodhohen, por deri më sot nuk është gjetur asnjë trup i një gjigandi Këmbëmadh.
Asnjë gjahtarë nuk ka mundur të vras një Këmbëmadh, asnjë makinë nuk ka aksidentuar ndonjë Këmbëmadh deh asnjë Këmbëmadh nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale. Për shkak të mungesës së dokumenteve që do të vërtetoni ekzistencën e tyre, si p.sh; dhëmbë, kocka, çdo gjë bazohet në dëshmi personale dhe disa fotografi e video të dyshimta.
Duke u bazuar në faktin se është e pa mundur – të paktën teorikisht- që shkencëtarët të vërtetojnë se ekzistojnë qenie si Këmbëmëdhenjtë dhe Përbindëshi i Loch Ness, ndoshta këta gjigandë dhe përbindësha të fshihen shkëlqyeshëm prej syri i njeriut.
3. Parandjenja
Si ta quajmë instinkt, si ndjenja e gjashtë, ose diçka tjetër, të gjithë kemi ndjerë në një moment Parandjenjën. Natyrisht, instinkti ynë, disa herë gabon, por atë moment që e ndjejmë duket më i saktë se kurrë. Psikologët, pohojnë se njeriu merë informacione pavetëdije nga bota përreth tij. Si rezultat i kësaj, të ndjejë apo të ketë dijeni mbi informacione, pa ditur se si ka njohuri për to.
Fenomeni i Parandjenjës është shumë i vështirë për ta vërtetuar apo për ta faktuar atë. Sidomos për ta studiuar, kështu fusha e psikologjisë mund të përgjigjet vetëm për një pjesë të saj.
4. Zhdukje të Mistershme
Shumë njerëz zhduken për arsye të ndryshme e të çuditshme. Ose thënë thjesht, ia mbathin. Disa të tjerë pësojë aksident, të tjerë bien preh e rrëmbyesve apo i vrasin, por një përqindje e madhe e tyre zbulohen. Por, fatkeqësisht nuk ndodhë e njëjta gjë me zhdukjet misterioze. Nga ekuipazhi i anijes “Marie Celeste”, deri dhe tek “Jimmy Hoffa”, “Mekia Earhart” dhe “Natalee Holloway”. Disa njerëz mesa duket zhduken nga faqja e dheut, pa lënë asnjë gjurmë.
Kur gjendet një njeri i zhdukur, ose ishte si rezultat i punës së policisë, ose falë dëshmisë së ndonjë dëshmitari apo të ndonjë aksidenti. Por, kur nuk ekziston asnjë informacion dhe e dhënë, çdo gjurmë është zhdukur, atëherë, as policia, as edhe mjeku ligjorë dhe as specialistët më të mirë nuk mund ta zgjidhin misterin.
5. Fantazmat
Që nga “Makbethi” i Shekspirit, deri tek show i NBC-s, “Medium”, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shumë herë.
Të shumtë janë ata të cilët pretendojnë se kanë parë apo ndeshur fantazma. Janë të shumtë edhe ata të cilët pohojnë se kanë parë hije të mistershme dhe shpirtrat e të afërmve të tyre, të cilët janë larguar nga kjo botë. Edhe pse faktet e atyre që pretendojnë se kanë ‘kapur’ apo fotografuar fantazma janë të dyshimta, akoma dhe sot vazhdojnë të kemi deklarime dhe padi për shfaqjeje të fantazmave apo të shpirtrave të njerëzve të tare të dashur, akoma dhe nga njerëz të cilët pretendojnë se kanë komunikuar me fantazma.
Studiuesit e fantazmave, shpresojnë se një ditë do të mundë të faktojnë ekzistencën e tyre, si dhe do të mund të faktojnë se të vdekurit komunikojnë me të gjallit, duke i dhënë kështu një përgjigje më konkrete këtij misteri shekullor.
6. Déjà vu
Déjà vu, është fraza Franceze që do të thotë se “E kam parë më parë”. E përdorim atë, kur duam i referohemi një ndjenje të dyshimtë, të fortë e të mistershme që ndjejmë. Kjo kur ne kujtojmë se atë ç’ka e shohim, na duket sikur e kemi jetuar më parë, pra shumë ngjarje të ndryshme nga e përditshmja jonë, të cilët i kemi jetuar në të kaluarën. Një grua mund të hyje në një ndërtesë, për shembull; në një shtet të huaj, të cilin nuk e ka vizituar kurrë më parë dhe të ndjehet sikur ambientin në të cilin ajo ndodhet, e ka parë më parë dhe misteriozisht ajo ndjehet shumë rehatshëm. Disa ja dedikojnë Déjà vu-s, si përvoja super-natyrale të pandërgjegjshme, ose si një vëzhgim vetëtimë në një jetë të jetuar.
Siç edhe me parandjenjën, eksperimentimet mbi psikologjinë e njeriut mund të sjellin rezultate të kënaqshme përsa i përket opsionit natyral të fenomenit dhe asgjë më tepër rreth tij, ndaj dhe ai mbetet një mister i vërtet edhe në ditët e sotme.
7. Jashtëtokësorët
Nuk zë dyshim ekzistenca e UFO-ve (Objekte Fluturimi të pa Identifikuara) –shumë njerëz shohin objekte të shumta në qiellë të cilat nuk mund t’i njohin apo ti përcaktojnë si objekte të teknologjisë së njerëzimit. Duke u nisur nga distanca e madhe që ekziston për të mbërritur në Tokë, nga njëra anë në anën tjetër të universit, fenomeni UFO, ngjan disi i pa besueshëm. Por, edhe pse shumë studiues e shkencëtarë janë marrë me to -duke patur parasysh faktin se shumë zyrtarë i kanë fshehur ato- disa raste të shfaqjes së Objekteve Jashtëtokësorëve, do të mbeten vërtet mister (Area 51 USA).
8. Përvoja e vdekjes dhe jeta pas vdekjes
Personat të cilët u gjendën shumë pranë vdekjes, pohojnë në shumë raste disa përvoja të mistershme p.sh; Sikur ecin brenda një tuneli dhe shikojnë para tyre një dritë shumët fuqishme, gjenden përsëri me njerëzit e tyre të dashur, të cilët nuk ndodhen në jetë, ose ndjenjë një shije çiltërisë etj. Këto përvoja, ka gjasa të vërtetojnë se ekziston jeta pas vdekjes. Edhe pse këto përvoja janë shumë të fuqishme emocionishtë, askush nuk është kthyer nga vdekja me fakte dhe të vërteta për atë çka ekziston atje.
Skeptikët pohojnë se këto përvoja, shpjegohen si natyrale dhe normale, me parandjenja të plagosura të trurit të njeriut.
Gjithsesi, nuk ekziston asnjë mënyrë për të mësuar me siguri shkaqet ët cilat çojnë në Përvojat e Vdekjes, ose nëse në realiste ato janë vizione të “Botës tjetër”.
9. Fuqitë e telepatisë dhe perceptimi i ndjenjave të jashtme
Fuqitë e Telepatisë, si dhe perceptimi i ndjenjave të jashtme (ESP) përfshihen në 10 fenomenet më të pashpjegueshme, për arsye e vetme se janë të shumtë ata të cilët besojnë në to.
Nuk janë të paktë ata të cilët besojnë intuita është pjesë e fuqisë së telepatisë, një metodë për hyrjen në dijen e fshehtë të njerëzimit apo të së ardhmes. Studiuesit vizituan shumë perona të cilët pretendojnë se kanë fuqi telepatike, edhe pse rezultatet, në bazë shkencore, deri më tani janë negative, ose të dyshimta.
Të shumtë janë ata që pohojnë se aftësitë e telepatisë nuk mund studiohen. Nëse vërtet kjo vlen, atëherë shkenca nuk do t’ja arrijë kurrë të shpjegojë ekzistencën po jo të telepatisë.
10. Lidhja e trurit/trup
Shkenca e mjekësisë, sapo kishte filluar të perceptonte mënyrat e me anë të cilave truri ndikon në trup. Fenomeni placebo, për shembull, tregon se njerëzit mundet në një moment të shkaktojnë lehtësim në disa simptoma mjekësore si dhe në dhimbje. Thjeshtë, duke besuar se terapia është rezultateve – qoftë kjo reale apo jo. Duke përdorur metoda të cilat janë paksa të kuptueshme, aftësia që ka trupi ynë, për të shëruar vetveten, është shumë mbresëlënëse në krahasim me çdo gjë tjetër, me gjithçka që mund të ketë shpikur mjekësia moderne.
Zbuloni sa vite do të jetoni
Shkencëtarët kanë krijuar një test gjenetik që zbulon nëse do të mund të feston 100 vjetorin e lindjes. Pyetjet rreth dietës, ushtrimeve, familjes dhe stilit të jetës japin një përgjigje për këtë pyetje. Kërkuesit amerikanë nga Bostoni kanë hartuar pyetësorit dhe që çdo kush mund ti përgjigjet vetë dhe në fund të përllogarisë se sa vite do të jetojë.Nëse je mashkull nise testin me 86 vite jetë nëse femër nise me 89.Pyetja 1 – A i bën ballë lehtë stresit? Shto 5 vite nëse po. Nëse stresi të mposht hiq 5 vite.Pyetja 2 – A ka anëtar në familjen tënde që kanë jetuar të 90-at apo më shumë? Shto 10 nëse po.Pyetja 3 – A bën të paktën 30 minuta ushtrime në ditë, në pesë ditë të javës? Nëse po, shton 5 vite. Në të kundërtën hiq 5.Pyetja 4 – Bëni rregullisht lojëra, sfida për trurin si fjalëkryq, puzzle? Nëse po shton 5 vite.Pyetja 5 – Bën dieta juaj që të keni trupin normal? Nëse jo, hiq 5. Nëse po mos shto.Pyetja 6 – Nëse pi duhan hiq 15. Nëse jo mos shto.Tani besoj se keni një përgjigje nëse do mund të jeton më shumë se 100 vite apo më pak.
29 shkurt, mistere e kuriozitete mbi datën që vjen 1 herë ne 4 vjet

Kuriozitete
*Sipas kalendarit gregorian, një vit është bisestil, nëse numri i tij është i pjestueshëm me 4, me përjashtimin e viteve shekullore (ato të pjestueshëm me 100), që s’janë të pjestueshëm me 400. *Nevoja për të shtuar një ditë çdo katër vjetlind nga fakti se moto e revolucionit të Tokës, ose më saktë periudha që i duhet për t’u rrotulluar rreth Diellit, është rreth 365 ditë e 6 orë. Prandaj, çdo 4 vite, ato 6 orë bëhen 24, ose më saktë një ditë diellore. Prandaj u shtohet një ditë atyre 365 tradicionalëve, në mënyrë që viti bisestil të jetë me 366.
*Por nga se vjen termi bisestil? Në një farë kuptimi ishin romanët që shtonin një ditë plus pas 24 shkurtit, duke e cilësuar “sexto die ante Kalendas Martias”, ose dita e gjashtë përpara Kalendave të marsit. Më pas një ditë e tillë u quajt “bis sexto die”. Në të vërtetë duket se një reformë e parë e madhe e kalendarit regjistrohet në kohën e Jul Qesarit, që më pas u dërgua përpara edhe nga papa Gregori XIII.
*Edhe forma e sotme e Google, që i dedikohet Gioacchino Rossinit, i referohet këtij viti 2012 bisestil, me bretkosat që tregojnë kërcimin.
*Në epokën moderne dhe kontemporane, vitet bisestilë përfaqësojnë momentet e eventeve të rëndësishme sportive, si Olimpiadat dhe nga viti 1960 edhe Evropiani i futbollit.
*Në Spanjë është themeluar 20 vjet më parë Shoqata Botërore e Bisestilëve, ku bëjnë pjesë njerëz, të cilët kanë përvjetorin e lindjes më datë 29 e që e festojnë vetëm 1 herë në katër vjet. E ata nuk janë të mërzitur nga ky fakt, përkundrazi, ndihen krenarë
*Sipas kalendarit gregorian, një vit është bisestil, nëse numri i tij është i pjestueshëm me 4, me përjashtimin e viteve shekullore (ato të pjestueshëm me 100), që s’janë të pjestueshëm me 400. *Nevoja për të shtuar një ditë çdo katër vjetlind nga fakti se moto e revolucionit të Tokës, ose më saktë periudha që i duhet për t’u rrotulluar rreth Diellit, është rreth 365 ditë e 6 orë. Prandaj, çdo 4 vite, ato 6 orë bëhen 24, ose më saktë një ditë diellore. Prandaj u shtohet një ditë atyre 365 tradicionalëve, në mënyrë që viti bisestil të jetë me 366.
*Por nga se vjen termi bisestil? Në një farë kuptimi ishin romanët që shtonin një ditë plus pas 24 shkurtit, duke e cilësuar “sexto die ante Kalendas Martias”, ose dita e gjashtë përpara Kalendave të marsit. Më pas një ditë e tillë u quajt “bis sexto die”. Në të vërtetë duket se një reformë e parë e madhe e kalendarit regjistrohet në kohën e Jul Qesarit, që më pas u dërgua përpara edhe nga papa Gregori XIII.
*Edhe forma e sotme e Google, që i dedikohet Gioacchino Rossinit, i referohet këtij viti 2012 bisestil, me bretkosat që tregojnë kërcimin.
*Në epokën moderne dhe kontemporane, vitet bisestilë përfaqësojnë momentet e eventeve të rëndësishme sportive, si Olimpiadat dhe nga viti 1960 edhe Evropiani i futbollit.
*Në Spanjë është themeluar 20 vjet më parë Shoqata Botërore e Bisestilëve, ku bëjnë pjesë njerëz, të cilët kanë përvjetorin e lindjes më datë 29 e që e festojnë vetëm 1 herë në katër vjet. E ata nuk janë të mërzitur nga ky fakt, përkundrazi, ndihen krenarë
Rrugica e Mary King dhe fantazmat e te semureve me murtaje

Nje prej vendeve me fantazma me te njohura dhe me te vizituara ne bote.
Rruget e mbushura me fantazma nen Miljen Mbreterore
Nje rrugice ashtu si ajo e Mary King eshte nje rrugice e ngushte qe te con tek hyrja e nje banese shumekateshe, apo dhe qe ndoshta ofron akses ne pjesen e mbrapme te nje ndertese. Nehere e nje kohe aty mund te kete patur edhe nje dere ne hyrjen kryesore e cila ishte e mbyllur gjate nates.Nje rrugice gjithashtu pershkruan edhe nje rruge shume te ngushte ndermejt dy ndertesave.
Rrugica e Mary King eshte rrugice me e njohur ne Miljen Mbreterore fale legjendave te saj 300 vjecare dhe historive me fantazma, por kohet e fundit ajo ka qene edhe me pak e vizituara.
Ne vitet e fundit, rrugica qe nuk ka qene me pare e hapur per publikun, eshte hapur si nje atraksion per turistet dhe tani quhet “Rrugica e vertete e Mary King”.
Historia e rrugices se Mary King
Rrugica ishte nje rruge ne shekullin e 17 dhe pjesa me e madhe e saj eshte ende ne gjendje shume te mire. Ajo kalon nga High Street ne drejtim te veriut nen City Chambers- Qeveria Lokale e Edinburgh. Perpara se te ndertohej Cockburn Street thuhet se Rrugica Mary King shkonte deri tek Market Street.
Thuhet se rrugica eshte quajtur me emrin e vajzes se nje avokati te njohur dhe te pasur qe ishte pronar i tokes. Emri i avokatit ishte Alexander King. Megjithate shume pak te dhena jane gjetur ne mbrojtje te kesaj teze.
Ne fakt, nga mesi i shekullit te 17 aty jetonte vertet nje grua me emrin Mary King.
Rrugica e Vertete e Mary King i prezanton turistet me nje interpretim vertet te kujdesshem historik te jetes ne keto rruge te ngushta qe nga shekulli i 16, dhe deri ne shekullin e 19.
Prezantimi perfshin gjithashtu edhe legjenda apo ndoshta edhe histori te verteta me fantazma ne kete rrugice te njohur.
Ne mesin e shekullit te 17 Quteti i Vjeter ishte mbushur me minj te zinj nga anijet ne Leith Docks dhe semundja u perhap.
Keshilli lokal tentoi ta bllokonte murtajen dhe vendimi qe u mor ishte qe te bllokoheshin hyrjet e Rrugices se Mary King. Viktima te murtajes u mbyllen brenda.
Ne vitet ne vijim rrugica u duhej te rihapej serish per shkak te mbipopullimit te Qytetit te Vjeter dhe shikimet e fantazmave, me se shumti kafshe pa koke dhe njerez jane raportuar.
Shikimet me te zakonshme ne kohet e fundit jane raportuar te jete nje vajze e vogel, jo me shume se pese apo gjashte vjec e quajtur Annie.
Rrugica Mary King ne kohet e tanishme
100 vjet pas murtajes, Keshilli vendosi qe te ndertonte nje ndertese te re, The Royal Exchange qe tani eshte City Chambers.
Shtepite e majes se Rrugices se Mary King u shkaterruan, por pjesa e seksioneve me te uleta u perdoren si themele per ndertesen e re.
Rrugica eshte bere shume e famshme si nje atraksion per turistet dhe rralle nuk shihen turiste neper rrugice.
Disa turiste kane raportuar qe fotografite e bera ne Mary Kind dalin si te cuditshme, te shpelara apo nuk dalin fare. Raportimet per fantazma vazhdojne ende edhe sot.
Duke qene se eshte nje atraksion per turistet shpjegimet mbinatyrore jane me te pelqyera se shpjegimet racionale, por ne ate rrugice ka vertet dicka ndryshe.
Ishulli i Kukullave

Ne nje ishull te erret dhe te frikshem ne kanalet e Xochimico afer Mexico City ndodhet ajo qe mund te jete atraksioni me i cuditshem dhe me i frikshem turistik ndonjehere.
Megjithate, ky ishull i trishtueshem dhe i frikshem nuk ka patur ndonjehere ne qellim qe te behej nje ndalese ne iteneraret e turisteve.
Ishulli i Kukullave i eshte dedikuar shpirtit te humbur te nje vajze te vogel qe u nda nga jeta shume shpejt.
Ishulli i Kukullave (Isla de las Munecas) ndodhet ne kanalet ne jug te Mexico City dhe eshte shtepia e qindra kukullave terrifikuese te gjymtuara. Gjymtyret e shkeputur, kokat e keputura dhe syte ne boshllek, stolisin pemet, gardhet, dhe pothuajse cdo gje tjeter apo cdo siperfaqe tjeter ne ishull. Kukullat duken kercenuese edhe ne mes te dites, ndersa naten ato duken jashtezakonisht tmerruese.
Jo pa ndonje cudi, origjina e ishullit eshte e lidhur me nje tragjedi.
Sipas historise, banori i vetem i ishullit, Don Julian Santana, gjeti trupin e mbytur te nje femije ne kanal rreth 50 vjet me pare. Ai ishte i tmerruar nga vdekja e saj dhe e perndiqte vdekja e saj, keshtu kur ai pa nje kukull ne kanal pak kohe me vone, ai e vari ate ne nje peme per te kenaqur vajzen e vogel. Ai shpresoi qe kukulla te lehtesonte ate shpirtin e torturuar dhe te mbronte ishullin nga te keqija te mevonshme.
Megjithate nje kukull ne nje peme, nuk do te ishte e mjaftueshme per te lehtesuar mendjen e turbulluar te Santanes. Ai vazhdoi te peshkonte kukulla dhe pjese te kukullave ne kanal kur ai i shihte ato, duke varur me pas secilen pjese me kujdes ne ishull.
Nuk kishte mjaftueshem kukulla ne kanal per te kenaqur shpirtin e torturuar te Santanes keshtu qe ai filloi te kerkonte te tjera neper plehra gjate udhetimeve te tij te rralla larg shtepise se tij.
Me vone gjate jetes se tij, ai filloi te tregtonte frutat dhe perimet e rritura ne token e tij per te marre kukulla.
Por e verteta, ashtu si tregohet nga pjesetaret e familjes se tij qe tani drejtojne atraksionin per turista, e verteta eshte qe Don Julian thjesht besonte vertet qe ne ishull gjendej shpirti i nje vajze te vogel.
Per arsye te ditura vetem nga Don Julian. ai besonte qe mund te bente vajzen e vdekur te lumtur dhe te mbante te keqijat larg ishullit nese varte kukulla neper peme.
Historia mori nje kthese vecanerisht te frikshme ne vitin 2001 kur Don Julian u mbyt ne kanal ashtu si vajza e vogel. Shume njerez mendojne qe kukullat, te banuara nga shpirtra te torturuar, konspirua per te vrare burrin e moshuar. Te tjere mendojne qe vdekja e Santanes ishte nje aksident dhe qe me vdekjen e tij, kukullat kane marre persiper rolin si kujdestare te ishullit.
Ekuipazhe televizive kane shkuar te filmojne shpesh ne ishull, madje ishte dhe nje program qe pretendonte se kishte gjetur prova qe kishte vertet fantazma ne ishull.
Te arrihet deri tek ishulli eshte e veshtire, por te ecesh permes kukullave te frikshme eshte nje eksperience vertet shume e vecante.
Edhe pse deshira e Don Julian ishte e mire, varreza e kukullave qe ai ka krijuar eshte jashtezakonisht e frikshme.
Ka shume vizitore te cilet betohen qe kane degjuar kukullat qe tu peshperisin. Se cfare ka ndodhur vertet ne mendjen e Don Julian do te ngelet nje mister.
No comments:
Post a Comment