Teknologji


Teknologji

 Windows Store pa pagese

windows
Nga Microsoft kanë publikuar se Windows Store është i hapur. Këtij vendi të centralizuar për marrjen e aplikacioneve mund ti qaseni përmes dje të paraqiturit Consumer Preview të Windows 8.
Në shitore janë në dispozicion Metro aplikacionet e Microsoftit, si dhe aplikacionet e zhvilluesve të tjerë. Gjatë periudhës testuese të punës së Windows Store, pra derisa Consumer Preview të jetë aktual, të gjitha aplikacionet do të jenë pa pagesë. Aplikacionet e caktuara do të jenë në dispozicion në versionet për kompjuterët x86, respektivisht me arkitekturën ARM, ndërsa vet sistemi do të përkujdeset për shkarkimin e versionit korrekt. Nga Microsoft kanë publikuar se Windows Store vazhdimisht do të plotësohet me tituj të ri.
Aplikacioni i blerë një herë do të jetë në dispozicion në të gjithë kompjuterët në të cilët shfrytëzuesi kyçet me Windows Accountin e vet (ende të njohur si Live ID).


 Vërshim i reklamave në Facebook

facebook-logo-400x400
Reklamat në rrjetin më të madh shoqërorë në botë së shpejti do të paraqiten edhe në News Feed, në pajisjet mobile … Madje do ti shihni ato edhe kur ç’kyçeni nga rrjeti.
Kompania e Mark Zuckerbergut ka paralajmëruar një seri të shërbimeve të reklamimit, me të cilat do të vërshoj ndërfaqen, deri tani së paku, bukur të pastër nga reklamat.
Edhe pse ishte munduar shumë që të ia plotësoj të gjitha dëshirat reklamuesve, Facebook ende konsiderohet si anomali në botën e reklamave digjitale. Nuk ofronte shumë gjëra që janë të zakonshme për faqet tjera. Adutët e tij janë të dhënat e shfrytëzuesve dhe personalizimi.
Krahas reklamave tashmë të njohura në anën e djathtë të faqes, janë paralajmëruar edhe reklamat Premium, të cilat do të vendosen në vendet e ndryshme, me theks të veçantë në shfaqjen në pajisjet mobile.
Facebook deri në muajin prill do të bart të gjitha faqet e veta në Timeline, që reklamuesve do të ju jap më shumë mundësi për brendim dhe promocione. Çfarëdo që publikohet në ato faqe – statuset, fotografitë, video – do të mund të kalohen edhe në faqet e shfrytëzuesve.
Do të prezantohet edhe një vegël e re, Reach Generator, që do të mundësoj përqendrim më agresiv në shfrytëzuesit, e me këta hapa, Facebook mund të shndërrohet në platformën më të madhe botërore të reklamimit.



200 milionë njerëz përdorin Google Translate
Këto shifra edhe mund të duken befasuese, mirëpo Google po vazhdon të shtojë gjuhë të reja në shërbimin e saj të përkthimit, i cili tashmë është rritur shumë.
Së shpejti, Google Translate do të shënojë 6 vjetorin e nisjes së këtij shërbimi, i cili bën përkthime automatike nga gjuhë të ndryshme të botës.
Mirëpo, kësaj ngjarjeje duhet t’i shtohet edhe fakti se Google Translate tanimë po përdoret nga më shumë se 200 milionë përdorues në muaj, 92 për qind e të cilëve vijnë jashtë SHBA-ve.
Me këtë ritëm të shpejtë të rritjes dhe zhvillimit të shërbimit në përgjithësi, nuk do të jetë e befasishme nëse shumë shpejtë dëgjojmë se numri i përdoruesve ka shkuar në 300 milionë.


Synimet e larta të Twitterit

Nënpresidenti i Twitterit për produkte Satya Patel zbuloi synimet afariste që dëshiron të përmbush kompania në një të ardhme të afërme apo të largët. Sipas fjalëve të tija, Twitter ka për qëllim të ketë dy miliard shfrytëzues, por Satya nuk zbuloi se në cilën kornizë kohore kompania synon të arrij këtë.
Realizimi i këtij synimi të Twitterit do të nënkuptonte që gati të gjithë shfrytëzuesit e Internetit sot të bëhen edhe shfrytëzues të Twitterit, e kompania rritjen synon ta arrij përmes shërbimeve të rinj siç janë Discovery dhe me reklamim. Facebook pas tetë vitesh ekzistencë dalëngadalë po i afrohet shifrës prej një miliard shfrytëzues, derisa Twitter në gjashtë vite bëri për vete vetëm rreth 140 milion shfrytëzues të cilët në dit publikojnë 340 milion tweeta.
Duke pasur parasysh numrin momental të shfrytëzuesve, realizimi i synimit prej dy miliard sipas të gjitha gjasave bën pjesë në planet afatgjatë të kompanisë – Satya Patel mendon se suksesi do të arrihet atëherë kur gjëja e parë që bëjnë internautët pas zgjimit të jetë kontrollimi i Twitterit.



MediaFire nuk frikësohet nga FBI-ja
mediafire-ouro-1-ano-conta-premium
Pasi që shumë shërbime për ndarjen e fajllave u frikësuan nga qeveritarët amerikan dhe kufizuan shërbimet e veta, MediaFire, ngjashëm me RapidSharein, nuk do të ndryshoj mënyrën e vet të afarizmit.
Derek Labian, drejtori i MediaFire, tha se për ndryshim nga Megaupload, drejtorët e të cilit së voni u arrestuan, MediaFire nuk ka arsye për frikë për shkak se nuk nxiste piraterinë. Në të vërtetë, modeli afarist i MediaFire nuk bazohet në shkeljen e të drejtave autoriale, por ky është model legjitim i dedikuar për profesionistët, ngjashëm me Box.net ose Dropbox.
Labian shefin e Megauploadit, Kim Dotcom, e përshkroi si “tip që përzien” dhe tha se njerëzit për shkak të profitit prej 175 milion dollarëve duhet të pyesin vetëm se si punonte Megaupload. Ai tha se Megaupload shfrytëzuesve u jepte shpërblime financiare për upload të përmbajtjeve pirate. Shfrytëzuesit kishin mundësinë që pa ndonjë telashe të bëjnë uploadin, por shfrytëzuesit që dëshironin të shkarkonin fajlla të mëdhenj ose të kenë download më të shpejtë duhej të paguanin për këtë. Ata të cilët ngarkonin “fajllat më të mirë” (ato që shkarkoheshin më së shumti) merrnin një mbindërtim pa pagesë të llogarisë shfrytëzuese ose madje edhe para.
Si problem i MediaFire theksohet fakti se fajllat që janë të ngarkuar aty mund të gjenden në Google, por Labian mbrohet me atë se arsyeja e vetme që disa fajlla janë të indeksuar nga Google është se njerëzit kanë publikuar linkun tek fajlli në serverin e MediaFireit dhe se ky nuk është problem i MediaFireit.
Edhe një arsye tjetër për shkak të së cilës MediaFire nuk frikësohet është se ka marrëdhënie të mirë me shërbimet amerikane dhe protokollin DCMA, pra largon fajllat porsa të lajmërohet se ai është ilegal.

 Shpenzoi 100’000 dollarë në “Mafia Wars” në Facebook
mafia-wars
Një shfrytëzues anonim i faqes “Redit”, i cili për vete thotë se dikur ishte i punësuar në kompaninë “Zynga”, prodhuesin e lojërave për rrjetat shoqërore, publikoi se lojtarët individual shpenzonin para të mëdha në lojërat siç është “Mafia Wars”.
Sipas fjalëve të tija, një shfrytëzues në këtë lojë, të cilën më së shpeshti e luajnë shfrytëzuesit e Facebookut, shpenzoi hiq më pak se 100,000 dollarë.
Ky person, që thotë se ka punuar tetë muaj për “Zynga”, por që ka dhënë dorëheqje para gjashtë muajve, shpalosi shumë informata të dorës së parë për ish kompaninë e vet, por vëmendjen më të madhe e morën shumat marramendëse të parave që kanë shpenzuar njerëzit.
Një shfrytëzues kështu ka shpenzuar 20,000 dollarë në “Frontier Ville”, por rekordin patjetër se e ka vendosur lojtari që ka lënë 100,000 euro në “Mafia Wars”.
Kompania “Zynga” madje ka edhe emër të veçantë për njerëzit që shpenzojnë më shumë se 10,000 dollarë në lojëra: “Zynga Black”.